Shkolla e Magjistraturës, më datë 2 shkurt 2026, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Konflikti i interesit, masat parandaluese dhe zgjidhja e rasteve të konfliktit që lindin gjatë procesit të prokurimit, në funksion të shmangies së shtrembërimit të konkurrencës dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë", pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Blerona Hasadhe Reida Kashta
Lehtësuese: Maela Alicanaj
Qëllimi i këtij trajnimi është:. Analizimi i parashikimeve të situatave të konfliktit të interesit në procedurat e prokurimit publik, ndikimi që këto situata mund të kenë në respektimit parimit të konkurrencës dhe trajtimit të barabartë si dhe masat për parandalimin e tyre.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Parashikimet specifike për konfliktin e interesave në legjislacionin e prokurimit publik;
- Ndërlidhja midis legjislacionit të prokurimit dhe legjislacioni specifik të konfliktit të interesave;
- Masat e parashikuar nga legjislacioni për parandalim;
- Ndikimi i situatave të konfliktit të interesave në parimin e konkurrencës së drejtë dhe trajtimit të barabartë.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.





Shkolla e Magjistraturës